AKTUALITET, 2 Shtator 2020, 16:22

Gjashtë pacientë humbin betejën me COVID-19, shkon në 296 numri i viktimave

Gjashtë pacientë humbin betejën me COVID-19, shkon në 296


Ministria e Shëndetësisë njofton se 6 pacientë kanë humbur betejën me COVID në 24 orë, duke e çuar kështu numrin e viktimave që nga fillimi i pandemisë në 296

Ministria e Shëndetësisë njoftoi po ashtu se janë regjistruar 122 raste të reja.

Ndërkohë aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 185 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 22 në terapi intensive nga të cilët vetëm 8 pacientë janë të intubuar.

Sakaq shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 66 raste në Tiranë, 13 në Durrës, 7 në Kavajë, 5 në Elbasan, nga 4 raste Lezhë, Cerrik, nga 3 raste Shkodër, Kamëz, Vorë, nga 2 raste Krujë, Kurbin, Korçë, Berat, Malësi e Madhe, nga 1 rast Devoll, Vlorë, Mirditë, Tepelenë.

Pjesë nga deklarata

Që në fillim të këtij komunikimi, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, i kujton qytetareve detyrimin për vendosjen e maskës në ambientet e mbyllura, me qëllim frenimin e përhapjes së Covid19.

Situata epidemiologjike në vend ne 24 orët e fundit paraqitet si vijon:

Janë identifikuar 122 raste të reja me virusin Sars-Cov 2, në 856 testime të kryera, ndërsa 141 qytetarë e kanë fituar betejën me virusin e rrezikshëm gjatë këtyre 24 orëve.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 66 raste në Tiranë, 13 në Durrës, 7 në Kavajë, 5 në Elbasan, nga 4 raste Lezhë, Cerrik, nga 3 raste Shkodër, Kamëz, Vorë, nga 2 raste Krujë, Kurbin, Korçë, Berat, Malësi e Madhe, nga 1 rast Devoll, Vlorë, Mirditë, Tepelenë.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 185 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 22 në terapi intensive nga të cilët vetëm 8 pacientë janë të intubuar.

Ju informojmë se në dy spitalet COVID janë gjithashtu duke marrë shërbim të specializuar 40 qytetarë të cilët kanë qenë pozitivë me COVID-19 dhe aktualisht janë negativizuar, por po vijojnë të marrin trajtim spitalor për pasojat e sëmundjes.

Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, fatkeqësisht, në dy spitalet COVID, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen; një 64 vjeçar nga Kruja, një 79 vjeçare nga Fieri, një 81 vjeçar nga Kukësi, dhe tre qytetarë nga Tirana : një 77 vjeçare, një 80 vjeçar dhe një 82 vjeçar.

I shprehim ngushëllimet familjarëve.