TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Qeveria gjermane ka konfirmuar se lideri i opozitës ruse, Alexei Navalny, është helmuar me agjentin nervor, të njohur si "Novichok".
Testimet e toksikologjisë në një laborator ushtarak në Gjermani, tregojnë se helmi është një nga llojet e grupit të helmeve, "Novichok".
Novichok është një agjent nervor i avancuar, i cili u prodhua nga Bashkimi Sovjetik në vitet 1970'. Ky agjent nervor funksionon duke bllokuar sinjalet nga nervat tek muskujt, duke shkaktuar kështu kolaps në organizëm. Novichok mund të jetë në formë të lëngshme ose të ngurtë.
Navalny u ndje keq dhe pësoi kolaps, gjatë një fluturimi nga Siberia për në Moskë në datën 20 gusht. Dy ditë më pas, ai u transportua për në Berlin, me kërkesë të familjes dhe stafit së tij. Navalny vijon të jetë në koma.
Stafi i Navalny ka akuzuar presidentin, Vladimir Putin, se qëndron pas helmimit të tij, por Kremlini i ka mohuar këto akuza.
Mjekët rus që e trajtuan fillimisht Navalnyn, i kanë kontestuar konkluzionet e spitalit gjerman, duke mohuar që ai të jetë helmuar dhe duke deklaruar se testimet për helmim kanë rezultuar negative.
Qeveria gjermane, e ka dënuar sulmin ndaj Navalny-t dhe ka kërkuar shpjegime nga qeveria ruse. Ajo pritet të njoftojë Bashkimin Europian dhe NATO-n, lidhur me rezultatet e tesimeve të Navalny-t.
Navalny është një kritik i ashpër i presidentit rus Vladimir Putin dhe regjimit të tij.
/TPZ.al/