AKTUALITET, 2 Shtator 2020, 14:21

Një adoleshent për sulmin, Fiorentina siguron shërbimet e talentit shqiptar

Një adoleshent për sulmin, Fiorentina siguron shërbimet e


Fiorentina ka përforcuar sulmin me një lojtar shqiptar. Klubi nga Firence ka zyrtarizuar Eljon Tocin si lojtarin më të ri.

Ky i fundit është 17 vjeç, aktivizohet në majë të sulmit, ka lindur në Shqipëri dhe zotëron pasaportën kuqezi.

Toci vjen nga Sudtirol (luajti katër ndeshje sezonin e kaluar në Serie C) dhe do të aktivizohet me ekipin Primavera të Fiorentinës, që drejtohet nga Alberto Aquilani.

Tre vite ka firmosur adoleshenti shqiptar me klubin italian, me opsionin e rinovimit edhe për tre vite të tjera.

Një investim për të ardhmen i Fiorentinës, teksa Toci cilësohet si një ndër sulmuesit më të talentuar dhe premtues për moshën që ka.