AKTUALITET, 30 Qershor 2021, 21:31

Konflikt mes dy personave në Pogradec, plagoset një prej tyre, shoqërohet autori

Konflikt mes dy personave në Pogradec, plagoset një prej tyre,

Dy persona janë konfliktuar mbrëmjen e sotme në Pogradec, teksa një prej tyre ka mbetur i plagosur. Ngjarja ka ndodhur në lagjen numër 4 të qytetit të Pogradecit, ku dy personat që dyshohet se ishin në gjendje të dehur janë konfliktuar për motive banale.

I plagosuri ndodhet në spitalin e Pogradecit jashtë rrezikut për jetën, ndërsa personi tjetër është shoqëruar në komisariatin e policisë së Pogradecit.

Policia po punon për zbardhjen e kësaj ngjarjeje, ndërkohë që momentalisht i shoqëruari në polici nuk është në gjendje të flasë pasi është nën efektin e alkoolit.

Informacion paraprak

Më datë 30.06.2021, rreth orës 20:05, në Spitalin e Pogradecit ka shkuar shtetasi V. D., 30 vjeç, banues në Pogradec, i cili dyshohet të jetë dëmtuar me sende të forta, gjatë një konflikti të çastit në lagjen nr. 4, Pogradec, me shtetasin A. D.

Autori i dyshuar, ndodhet i shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme, ndërsa shtetasi V. D., po merr ndihmën mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.