AKTUALITET, 30 Qershor 2021, 19:41

Tërmet me magnitudë 4 të shkallës rihter në Greqi, ja ku ishte epiqendra

Tërmet me magnitudë 4 të shkallës rihter në Greqi, ja

Një tërmet me magnitudë 4 të shkallës riter është regjistruar sot në Prevezë të Greqisë. Lëkundjet u ndjenë pasditen e sotme rreth orës 18:44.

Sipas Institutit Gjeodinamik mësohet se epiqendra e tërmetit ishte 7 kilometra në perëndim të Prevezës.

Po ashtu raportohet se thellësia e tërmetit ishte 17 km. Mediat greke shkruajnë se deri më tani nuk raportohen dëme materiale.