AKTUALITET, 30 Qershor 2021, 16:02

Asnjë viktimë, vetëm nëntë raste të reja me Covid

Asnjë viktimë, vetëm nëntë raste të reja me Covid

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë nuk ka humbur jetën asnjë person nga Covid dhe janë konfirmuar të infektuar me koronavirus nëntë raste të reja.

Në orët e fundit betejën me Covid e kanë fituar tetë qytetarë.

Gjithashtu në 24 orët e fundit janë dhënë 7.361 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 179.029 doza të vaksinës.

Ndërkohë tashmë numri i përgjithshëm i qytetarëve që kanë fituar betejën me Covid janë 105 333 dhe pacientë aktiv me Covid janë 167 persona.