AKTUALITET, 30 Qershor 2021, 20:17

Vendimi i Këshillit të Ministrave, vajza e ish-deputetit Bashkim Fino merr postin e rëndësishëm në qeveri

Vajza e ish-kryeministrit dhe ish-deputetit të ndjerë Bashkim Fino do të jetë zëvendës ministre e Jashtme. Vendimi është marrë sot në mbledhjen e Këshillit të Ministrave me propozim të kryeministrit Edi Rama.

Ish-deputeti Bashkim Fino ndërroi jetë mëngjesin e 29 marsit në moshën 59-vjeçare për shkak të komplikacioneve nga koronavirusi. Në nder të tij, qeveria shpalli 29 Marsin ditë zie.

VENDIMI

EMËRIM NË DETYRË

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

Znj. Megi Fino emërohet zëvendësministër për Evropën dhe Punët e Jashtme.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi

ZËVENDËSKRYEMINISTRI

ERION BRAÇE