AKTUALITET, 30 Qershor 2021, 18:37

24 viktima dhe mbi 700 të infektuar me Covid në Itali

24 viktima dhe mbi 700 të infektuar me Covid në Itali

Gjatë 24 orëve të fundit në vendin fqinj në Itali janë konfirmuar të infektuar me Covid 776 raste të reja nga 185 016 testime të kryera në orët e fundit.

Në raportin e fundit ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se kanë humbur jetën 24 persona.

Ndërkohë është vënë re një ulje e numrit të pacientëve të shtruar në spitale, ku gjatë orëve të fundit betejën me Covid e kanë fituar 3 135 qytetarë.

Nga fillimi i pandemisë e deri më tani numri i përgjithshëm i infeksioneve ka shkuar në 4,259,909 persona mes të cilëve kanë humbur jetën 127,566 qytetarë.