AKTUALITET, 24 Maj 2020, 22:28

Konflikt me mjete të forta në Elbasan, dy persona përfundojnë në spital pas sherrit

Konflikt me mjete të forta në Elbasan, dy persona

Dy persona kanë mbetur të plagosur pasi janë përleshur me njëri-tjetrin, me mjete të forta në lagjen 11 nëntori në Elbasan.

F.S 36 vjeç dhe K.P 44 vjeç kanë përfunduar në spital si pasojë e lëndimeve janë dërguar në spitalin e Elbasanit ku dhe po marrin ndihmën e parë mjekësore.

Gazetari Aldo Kozarja raporton se forcat e policisë kanë ndërhyrë për të shuar sherrin dhe duke ndaluar përshkallëzimin e situatës.