AKTUALITET, 13 Shkurt 2018, 23:21

Konfirmohet nga ministrja Kumbaro: Teatri do të prishet, por...

Konfirmohet nga ministrja Kumbaro: Teatri do të prishet, por...

Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, konfirmoi në Top Show, se Teatri Kombëtar 80-vjeçar do të prishet, por në vend të tij do të ndërtohet sërish një tjetër teatër. Por Kumbaro nuk dha detaje sesi do të ndërtohet teatri i ri, kush do të jetë investitori dhe a do të ketë kullë mbi të.

Kumbaro: Çdo qindarkë e hedhur në rehabilitim është kot, dhe alternativa e vetme është që në këtë truall të ndërtohet një teatër të ri. Nuk do të ndërtohen kulla. Në bashkëpunim me Kryetarin e Bashkisë së Tiranës, kemi diskutuar për të bërë një projekt për Teatrin e ri Kombëtar./TPZ.AL/