AKTUALITET, 13 Shkurt 2018, 23:00

Juventus bën “vetvrasje”, Tottenham e shokon në Torino

Juventus bën “vetvrasje”, Tottenham e shokon në Torino

Juventus bën “vetvrasje” në shtëpi kundër Tottenham duke komplikuar çështjen e kualifikimit për më tej në Champions League.

Kampionët e Italisë barazuan 2-2 në “Juventus Stadium”, edhe pse ishin në kryesim 2-0.

Pjesa e parë e takimit Juventus-Tottenham përfundoi me rezultatin 2-1.

Kampionët e Italisë e panë veten shumë shpejt në avantazh, pasi Higuain shënoi që në minutën e 2-të. Ishte sërish sulmuesi argjentinas që dyfishoi në minutën e 8-të nga pika e bardhë e 11-metërshit.

Por, Tottenham nuk u dorëzua dhe shkurtoi diferencën me sulmuesin Harry Kane në minutën e 35-të.

Ndërkohë që Higuain humbi një 11-metërsh në minutën e 45+2’, duke humbur shansin që të mbyllte sfidën. Tottenham barazoi 2-2 ndaj Juventus në minutën e 72-të. Eriksen goditi në mënyrë mjeshtërore një gjuajtje të lirë, duke mposhtur Buffon. Tashmë kualifikimi do të vendoset në Angli, edhe pse Tottenham është i favorizuar për shkak të dy golave në fushë kundërshtare.