AKTUALITET, 13 Shkurt 2018, 21:30

U thirr në Prokurori për çështjen CEZ, Ruli flet për herë të parë: Hetim i iniciuar nga politika

U thirr në Prokurori për çështjen CEZ, Ruli flet për

Ish-ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Genc Ruli, ka qenë mbrëmjen e sotme në emisionin “Studio e hapur” për të folur mbi hetimet për privatizimin e CEZ.

Kujtojmë se disa ditë më parë, Ruli u paraqit në Prokurorinë e Tiranës, për të dhënë shpjegime për aferën CEZ.

 

Çfarë deklaruat ju në prokurori?

Unë shpjegova se çfarë dija unë. Unë nga një proces hetimi mendoj se duhet të përgjigjesh haptazi për ato q di. Në një kohë tjetër kur faktet manipulohen, pastaj ka

Ju nuk e quani një hetim politik?

Është i iniciuar politik, kështu ndodh gjithmonë në Shqipëri.

Pse ju e konsideroni një privatizim të suksesshëm?

Falimentimi është një dështim në biznes, por privatizimi është një proces më vete.

Privatizimi është i ligjshëm i suksesshëm, kompania ishte e pesta në Evropë, ishte një transaksion ishte më se transparent. Kompania është një nga më seriozet në fushën e energjisë me një eksperiencë në Evropë. Kur u shit kompania ishte 55 milion euro.