TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pas incidentit mes dy anijeve të rojeve bregdetare greke dhe asaj turke në Detin Egje, vjen deklarata ‘bombë’ e ish-ministrit të Jashtëm, Theodhoros Pangalos. Ky i fundit pohoi se një “turk i mirë është vetëm turku i vdekur”.
Gjatë një interviste Pangalos, ku foli për marrëdhëniet greko-turke tha se: “E besoj këtë gjë sepse nuk kam njohur në jetën time asnjë turk të mirë. Iu mungojnë konceptet elementare dhe koncepti i së drejtës”.
INCIDENTI
Pak para mesnatës së djeshme në ishujt e kontestuar, një anije patrullimi turke ka goditur anijen greke që ishte e ndaluar në det.
Anija greke pa pësuar vetëm dëme materiale në pjesën e pasmes të saj, ndërkohë që incidenti nuk është raportuar në median turke. Ky është incidenti i parë serioz mes dy vendeve gjatë muajve të fundit pas fërkimeve të shumta në këtë zonë, një mosmarrëveshje që zgjat prej dekadash mes Turqisë dhe Greqisë, mbi ishujt e pabanuar në Egje. Konflikt ky që i vendosi të dy vendet në prag të një konflikti të armatosur në 1996 kur Ankaraja dhe Athina dërguan forcat detare në dy ishuj fqinj si shenjë e një konfrontimi të pritshëm. Më pas, të dyja vendet i tërhoqën trupat pas presionit diplomatik të shteteve të bashkuara./BW/