AKTUALITET, 13 Shkurt 2018, 22:23

Koço Kokëdhima: Partia Socialiste ka rënë në duart e mafies

Koço Kokëdhima: Partia Socialiste ka rënë në duart e

Sipas kryetarit të partisë “Zgjidhja”, Koço Kokëdhima, zhgënjimi i tij më i madh është që Partia Socialiste ka rënë në duart e një mafie e cila ka braktisur dhe kauzat e saj.

Këtë, Kokëdhima e tha gjatë emisionit "Provokacija" të Mustafa Nanos në ABC News.

“Zhgënjimi im është shumë i madh përsa i përket PS është që ra në duart e një mafie ordinere dhe braktisi të gjitha kauzat”, tha Kokëdhima.

Më tej, Kokëdhima shtoi se gjykon politikat e qeverisje së Edi Ramës sepse nuk ka çështje personale me të.

“Unë gjykoj politikat e qeverisjes. Unë nuk jam këtu për çështje personale me Edi Ramën”, u shpreh kryetari i “Zgjidhjes”