TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Zëvendësministrja e Kulturës, Valbona Shujaku, ka habitur me sinqeritetin e saj, kur ka deklaruar në emisionin "360 Gradë", se ministria ka gabuar me projektligjin "Për Artin dhe Kulturën" dhe se gabimi do të ndreqet. Ajo ka thënë se projektligji është prezatuar në mënyrë të gabuar nga juristët e ministrisë. E pyetur nga gazetari Artur Zheji, se kush mban përgjegjësi për këtë gabim, ajo ka thënë se të gjithë zyrtarët në ministri janë përgjegjës.
"Kemi bërë disa gabime me ligjin. Ligji është bërë nga disa juristë. Mënyra se si është shkruajtur, ka krijuar paqartësi. Meqenëse ka dalë në debat ligji dhe kërkohen mendimet e grupit të interest, kemi identifikuar se është dashur të bëhet një krahasim se si ka qenë ligji dhe cfarë po propozohet. Ka disa gjëra që janë keqkuptuar.
Mbajmë të gjithë përgjegjësi, sepse është krijuar një keqkuptim i panevojshëm. Ky është një projektligj, në proces diskutimi publik. Ato që ne kemi paraqitur nuk janë zgjedhjet më të mira, por do të marrim parasysh propozimet."
/TPZ.AL/