AKTUALITET, 23 Prill 2020, 10:23

Konfirmohet me koronavirus kryeinfermierja e Pediatrisë

Konfirmohet me koronavirus kryeinfermierja e Pediatrisë


Një kryeinfermiere e pediatrisë në QSUT rezulton e infektuar me COVID-19.

Dyshohet se virusin ajo e ka marrë gjatë një ceremonie mortore në qytetin e Burrelit.

Ndërkohë, i gjithë stafi i Pediatrisë ka bërë analizën dhe pritet përgjigja e tyre, raporton Abc News.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi ditën e djeshme se numri total i të infektuarve në vendin tonë ka shkuar në 634, ndërkohë kanë humbur jetën 27 persona.

Ndërsa, betejën me COVID-19 e kanë fituar 356 qytetarë. Harta është zgjeruar 18 raste në Krujë,3 në Tiranë, 2 raste në Elbasan, 1 rast në Shkodër, 1 rast në Kurbin.

Po kështu, ministria njoftoi dhe se Berati, Lezha, Mirdita, Rrogozhina dhe Tropoja janë zona, ku të gjithë të prekurit deri tani janë shëruar.