AKTUALITET, 14 Maj 2020, 09:16

Konfirmohen katër raste të reja me koronavirus në Krujë

Konfirmohen katër raste të reja me koronavirus në Krujë


Katër raste të reja me koronavirus janë konfirmuar këtë të enjte. Abc News raporton se nga 64 tamponë që janë marrë orët e fundit vetëm katër prej tyre kanë rezultuar pozitiv duke e çuar në 53 numrin e të infektuarve në këtë qytet.

Rastet e reja të konfirmuara në Krujë, mësohet se janë kontakte me personat e infektuar në fasoneri.

Ndërkohë deri më tani në vendin tonë janë 880 raste të reja me koronavirus, mes të cilëve 31 kanë humbur jetën.