AKTUALITET, 13 Korrik 2020, 20:34

Konfirmohen 24 raste të reja me koronavirus në Greqi, 12 të intubuar

Konfirmohen 24 raste të reja me koronavirus në Greqi, 12 të

Konfirmohen 24 raste të reja me koronavirus në Greqi. Lajmi është konfirmuar nga Organizata Kombëtare e Shëndetit Publik (EODY).

Fatmirësisht nuk ka asnjë rast vdekje të ndodhur në 24 orët e fundit dhe për sa i përket shpërndarjes gjeografike të 24 rasteve të reja, ato janë identifikuar 4 raste gjatë kontrolleve të kryera në portat hyrëse të vendit dhe tre raste të importuara nga pacientë që erdhën vullnetarisht për shqyrtim.

Po ashtu, mësohet se 6 raste në njësinë periferike të Xanthi, 4 raste në njësinë periferike të Kastoria, 3 raste në njësinë rajonale të Selanikut, 2 raste në njësinë rajonale të Atikës, 1 rast në njësinë rajonale të Rodopi, ndërsa 1 rast në njësinë rajonale të Imathia dhe në Bashkinë e Alexandria. Aktualisht numri i përgjithshëm i rasteve ka shkuar në 3826. Ndërkohë që numri i personave të intubuar është 12.