TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Duke nisur nga dita e sotme, 13 korrik, në Rio de Janeiro në Brazil është bërë e detyrueshme mbajtja e maskës në vendet publike për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.
Ata që nuk respektojnë legjislacionin e ri rrezikojnë rreth 20 dollarë gjobë. E njëjta gjë vlen për kompanitë që nuk zbatojnë masën me punonjësit e tyre por në këtë rast gjoba është më e lartë (118 dollarë).
Deri tani në Rio de Janeiro numërohen 11.415 viktima nga koronavirusi. Ndërkohë vendosja e maskës më detyrim në vendet publik, prej ditësh diskutohet dhe në Brazilia dhe në San Paolo.
Kujtojmë që Brazili është vendi i dytë në botë pas SHBA për numrin më të madh të të infektuarve dhe viktimave nnga COVID-19. Deri tani janë 1,864,681 persona të infektuar me koronavirus nga të cilët kanë ndërruar jetë 72,100.