AKTUALITET, 13 Korrik 2020, 19:57

Gjashtë orë në Hagë përballë prokurorit, flet Hashim Thaçi: Do të më intervistojnë edhe nesër

Gjashtë orë në Hagë përballë prokurorit, flet

Pas gjashtë orësh, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka dalë nga Prokuroria Speciale në Hagë ku është intervistuar nga prokurorët që kanë ngritur aktakuzën ndaj tij për krime lufte. Ai ka deklaruar se Prokurorët e Dhomave të Specializuara do të vazhdojnë edhe nesër me intervistimin e tij.

Sot dëgjova bisedën juridike mes avokatit dhe prokurorit. Nesër do të rikthehem përsëri për ta vijuar këtë proces. Nuk kam asnjë koment tjetër për të bërë sot”, ka thënë shkurt Thaçi para gazetarëve.

Kujtojmë se më 24 prill 2020, Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) u paraqiti Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) një aktakuzë me dhjetë pika për shqyrtim prej Gjykatës, ku Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe të tjerë akuzohen për një sërë krìmesh kundër njerëzimit dhe krìmesh lufte ndër të cilat, vrāsje e paligjshme, zhdukje e detyruar e personave, përndjekje dhe tortura.