TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Presidenti polak, Andrzej Duda ka fituar një mandat tjetër pesëvjeçar në zgjedhjet presidenciale të vendit.
Mediat e huaja kanë bërë të ditur se 48-vjeçari Duda ka marrë mbi 51 përqind të votave, duke i dhënë epërsi ndaj kryebashkiakut liberal të Varshavës, Rafal Trzaskowski, i cili mori pothuajse 49 %.
Kreu i komisionit zgjedhor Sylwester Marciniak tha se rezultatet përfundimtare zyrtare do të shpallen vetëm më vonë dhe se numrat mund të ndryshojnë pak, por jo në atë masë që mund të ndryshojnë rezultatin. Dallimi në vota midis dy kandidatëve ishte rreth 500,000. Sipas mediave të huaja kjo është fitorja më e ngushtë në zgjedhje që regjistron Polonia që nga viti 1989, viti kur ra sistemi komunist në këtë vend.
Duda, katolik i devotshëm, është aleat me partinë nacionaliste në fuqi Ligj dhe Drejtësi dhe fitorja e tij forcon mandatin e qeverisë për të ndjekur reformat në gjyqësor dhe në media, për të cilat Komisioni Evropian i thotë se minojnë standardet demokratike./DW