TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ministria e Shëndetësisë njofton se 114 pacientë janë të shtruar aktualisht në spitalet COVID, nga të cilët 19 në terapi intensive dhe katër të intubuar.
“Aktualisht ne spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 114 pacientë të konfirmuar pozitivë me Covid19, 19 pacientë janë në terapi intensive, 4 prej të cilëve të intubuar.
Ndërsa vazhdojnë të trajtohen sipas protokolleve përkatëse edhe pacientë të dyshuar të prekur nga virusi i rrezikshëm”, njofton Ministria e Shendetesise.
Nga përditesimi i fundit i të dhenave bëhet e ditur se gjatë 154 persona kanë rezultuar pozitive me COVID-19, duke e cuar kështu në total numrin e të infektuarve në 6971.
Ndërsa pesë persona kanë humbur betejën me COVID-19. Kështu numri i víktímave që nga fillimi i pandemisë ka shkuar në 213.