AKTUALITET, 13 Gusht 2020, 18:11

U vu në pranga për atentatin ndaj familjes Muçollari, kush është Meardi Berberi, subjekti i OFL-së që punonte si drejtor juridik

U vu në pranga për atentatin ndaj familjes Muçollari, kush

Zbardhen detaje në lidhje me të shkuarën dhe profilin e Meardi Berberit, një prej personave që u vu sot në pranga për atentatin ndaj familjes Muçollari në Tushemisht, që kanë në pronësi hotel “Volorekën”, ku ndpdhi dhe sulmi me armë.

Meardi Berberi rezulton se është një person i njohur për Policinë e Shtetit. Ai është futur edhe në sitën e Operacionit Forca e Ligjit dhe më datë 22 maj të këtij viti ka marrë pusullën, me anë të së cilës i është kërkuar vetëdeklarimi i pasurisë.

Berberi me origjinë nga Pogradeci rezulton i dënuar për veprën penale “Shtrëngim me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, e kryer në bashkëpunim. Ai ka qenë i punësuar pranë strukturave vendore të bashkisë së Pogradec, konkretisht në institucionin e Ujësjellës Kanalizimeve, si drejtor juridik.

Në vitin 2016, Meard Berberi u përfshi në një konflikt me kreun e Ujësjellësit, pasi ky i fundit e uli në detyrë, dhe kërkoi që ta linte si punonjës të thjeshtë. Për pasojë, Berberi e kërcënoi me jetë. Tashmë Berberi, do të japë llogari për sulmin me armë në Tushemisht.