AKTUALITET, 7 Maj 2020, 22:52

'Koncesionet, koncesionet, oligarkët, oligarkët'/ "Shpërthen" Rama: Me atë letrën që tund ti, unë nuk...

'Koncesionet, koncesionet, oligarkët, oligarkët'/

Kryeministri Edi Rama, ka qenë i ftuar në emisionin "Çim Peka Live" në "Syri TV", ku ka patur edhe një debat lidhur me koncesionet, më konkretisht atë të inceneratorëtve.

Pjesë nga biseda:

Edi Rama:  Të kam thënë edhe përpara që fyellit në një vrimë mos vazhdoni ti bini. Se po në atë vrimë do të bini pastaj. Siç keni rënë në të gjitha zgjedhjet dhe përballjet. Se shqiptarët nuk janë budallenj. Koncensionet, koncesionet, oligarkët, oligarkët, se kujtoni që shqiptarët janë budallenj dhe do ju shkojnë pas. Ka një pjesë të tyre që i marrin kallup këto për fat të keq. Ne kemi bërë shkurtime të pagesave të këtyre koncesioneve për këtë vit. Check up-in ne e kemi pezulluar për 6 muaj.Kemi prekur edhe të tjera. Kemi marrë edhe nga parneritetet e përpunimit të mbetjeve për të mbështetur paketat e ndihmës”, tha Rama.

Çim Peka: I keni dhënë dy individëve, me 1 mijë euro llogari bankare, 30 milionë euro, që më pas ja kanë shitur një italiani për 15 milionë euro... Nëse i kam shifrat gabim, kërkoj ndjesë publike.

Edi Rama: PPP-të bazohen në parimin, sipas meje, investo sot me paratë e privatit për ti dhënë publikut një shërbim, shumë më të mirë se ai që kishte pa e ngarkuar publikun me taksa dhe pagesa të tjera. Rrugën e Arbrit, si thua ti, mos ta bënim ne? E premtoi Saliu që i vogël, nuk e bëri kurrë. Me atë letrën që tund ti, unë nuk kryej asnjë lloj akti, që ta dish...