AKTUALITET, 7 Maj 2021, 10:16

Komisioni Hetimor për shkarkimin e Metës, zbardhen emrat e socialistëve dhe opozitarëve që janë pjesë e kësaj nisme

Komisioni Hetimor për shkarkimin e Metës, zbardhen emrat e


Zbardhen emrat e plotë që do të jenë pjesë e Komsionit Hetimor për shkarkimin e presidentit Ilir Meta. Pak çaste më parë është emëruar dhe grupi i këtij komisioni që pritet të votohet sot në parlament. Siç u tha edhe dje, kryetar i këtij komisioni do të jetë deputeti socialist, Alket Hyseni.

Ndërkohë, nenkryetari i komisioni është dhe Myslim Murrizi, dhe pjesetare te tjere, Halil Jakimi dhe Arlind Çaçani. Afati i punës së Komisionit Hetimor pritet që të jetë një muaj, përgjatë të cilit do të shqyrtohen të gjitha argumentet e ngritura nga Partia Socialiste për shkarkimin e Presidentit.

Kujtojmë se nisma për shkarkimin e Metës është firmosur nga 50 deputetë të PS, të cilët argumentojnë se Presidenti ka shkelur rëndë Kushtetutë para, gjatë dhe pas fushatës elektorale të 25 prillit.

Kryetar

Alket Hyseni

Nenkryetar

Myslym Murrizi

Sekretar

Klotilda Bushka

Anetar

Vasilika Hysi

Elena Xhina

Spartak Braho

Halil Jakimi

Nikolin Staka

Arlind carcani

Zevendesues

Ermonela Felaj

Xhemal Qefalia

Eugen Bojaxhi