TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Blendi Kajsiu, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" nga Ylli Rakipi në MCN TV, ka analizuar situatën e Partisë Demokratike, që ka humbur sërish zgjedhjet.
Kajsiu tha se PD ka një krizë dhe ngërç të madh dhe ky është "berishizmi" si një filozofi politike, nga e cila partia nuk shkëputet dot. Ai shtoi, se PD nuk është distancuar ende nga qeverisja e Berishës dhe se kritika ndaj ish liderit të partisë, është një tabu mes demokratëve.
"Nxitimi për dorëheqjen e Bashës është mënyrë për të evituar krizën themelore të PD-së. PD ka një krizë dhe ngërc të madh. Fenomeni i berishizmit. Berishizmi është një trashëgimi qeverisëse dhe politike.
Ka të bëjë me distancimi nga fenomenet që nga Gërdeci tek 21 janari. Tejkalimin e këtij fenomenit dhe kultit. Është tabu në PD t’i bësh një kritikë Berishës.
Edi Rama u distancua nga keqqeverisja e Fatos Nanos. Bashën nuk e kam parë ta bëjë këtë.
Nuk më rezulton që PD del parti e parë. Është rritur, për shumë arsye. Por, si do të bëhet PD parti e parë? Për sa kohë nuk bëhet parti e parë, nuk mund të qeverisë.
Çfarë e pengon rritjen e PD-së, që pas katër vitesh, të mos përsërim këtë?
Ngërçi është pesha dhe adhurimi që ka Berisha brenda PD-së. Por, vlerësimi që ka në PD, nuk reflektohet qoftë edhe brenda elektoratit të djathtë, pa folur për elektoratit gri.
Nëse nuk bëhet ajo reform, iku Basha, erdhi Nishani, jemi në të njëjtën situatë", tha ndër të tjera Kajsiu.
/TPZ.al/