AKTUALITET, 6 Maj 2021, 23:09

Agron Duka: Sa më shumë të vonojmë njohjen e zgjedhjeve, aq më keq është për Shqipërinë

Agron Duka: Sa më shumë të vonojmë njohjen e zgjedhjeve, aq


Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, i zgjedhur deputet nga lista e koalicionit me PD-në, Agron Duka, ka deklaruar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, se opozita duhet të njohë zgjedhjet dhe se vonesa për ta bërë një gjë të tillë, i bën keq Shqipërisë.

Duka tha se ka patur parregullsi në zgjedhje, por ato nuk kanë qenë përcaktuese për rezultatin.

"Nuk them që nuk janë vjedhur. Por gjykoj që pavarësisht rasteve dhe pavarësisht blerjes së votuesve, që bëhet 30 vjet rresht, nuk ndryshon rezultati. Sa më shumë ta vonojmë njohjen e zgjedhjeve aq më keq është për Shqipërinë.

Pavarësisht se u dakordësova për lënien a mandateve, rezultoi se ndryshimet e Kodit Zgjedhor ishin në dëm të opozitës.

Lënia e pushtetit zgjedhor na dëmtoi tej mase. Në Durrës e gjithë administrate ishte në favor të mazhorancës.

Përse i lëshoi në mënyrë të njëanshme? Nuk mund të akuzojmë kundërshtarin për gabimet tona.

Kam thënë dhe s’kam ndërmend të merrem. Gabimet që ka bërë Basha, të dakordësuar nga ne, na penalizuan.

Lënia fushë të lirë kundërshtarit, si në parlament, si ndryshimet kushtetuese, ndarja territoriale, lënia e pushtetit vendor, na penalizuan.

Ligji zgjedhor i 2008 nuk i penalizon partitë. Tani u bë vetëm nga Rama, ndërsa në 2008 ishte i dakordësuar. Koalicionet klasike u bënë për të goditur partitë e vogla, por nuk ndodhi kështu.

Në na penalizuan ndryshimet e njëanshme kushtetuese, të cilat ndodhën sepse i lamë atij fushë të lirë.

Nuk është luajtur 'fair' nga mazhornca, por ai nuk penalizohet për këtë", tha Duka.