AKTUALITET, 6 Maj 2021, 22:50

Salianji: Truku që përdori Rama për të arritur te mandati i tretë

Salianji: Truku që përdori Rama për të arritur te mandati i

Sipas Ervin Salianjit, kryeministri Rama përdori ndryshimin e Kodit Zgjedhor për të arritur mandatin e tretë. Në emisionin “Të Paekspozuarit”, në MCN TV, Salianji tha se PD e dinte që në fillim këtë dhe u përpoq ta luftonte me të gjitha mjetet që kishte në dorë.

"Opozita pavarësisht blerjeve, është shumicë. Nëse ka arritur të jetë shumicë dhe i është marrë me hile vullneti i qytetarëve, atëherë cfarë kërkojmë.

Një prej trukeve që ka përdorur Rama ka qenë ndryshimi i Kodit Zgjedhor. 5 qershori ishte një marrëveshje e garantuar.

PD bëri të gjithë përpjekjet e saj, u ul në tryezë. Dakordësia për kodin ishte një prej kushteve për negociata. 5 qershori ishte një shkelje edhe e kësaj. Ne bëmë të gjitha reagimet që kishte në dorë opozita.

Edi Rama ka bërë vjedhje me këtë", tha Salianji.