AKTUALITET, 6 Maj 2021, 23:51

Artur Zheji: Nëse opozita nuk "ekuilibron" Ramën me procese legale, ai merr mandatin e katërt dhe të pestë...

Artur Zheji: Nëse opozita nuk "ekuilibron" Ramën me procese


Analisti Artur Zheji, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" nga Ylli Rakipi në MCN TV, tha se opozita duhet të hyjë në procese legale për të "ekuilibruar" Edi Ramën, sepse ndryshe ai do të sigurojë mandatin e katërt dhe të pestë...

Zheji foli edhe për investimet që pritet të sjellin "sheikët", duke i'u referuar portit të Durrësit.

"Nëse nuk gjen një formë për ta ekuilibruar fort Ramën, deri në shtator-tetor, me procese legale, jo të tretin por do të marrë edhe të katërtin dhe të pestin.

Ai do t’i sjellë ata investitorët, nga Dubai, sheikët, do ta spostojë vendin nga Lindja.

Shumë njerëz nga Lindja, shumë sheikë, duan të investojnë në Europë, I kanë dyert të mbyllura, ne do t’ua hapim. Do të kemi atë portin gjigand në Durrës dhe shumë vepra të tjera të mëdha.

Shqipëria ka qenë gjithmonë eksperiment i kapitaleve të huaja.

Do të sjellin lek me vete me torba. Vijnë, pastrojnë, bëjnë gjëra, rregullojnë gjëra...", tha ndër të tjera Zheji.

/TPZ.al/