Por mbrëmjen e sotme, Kryemadhi ka ardhur në një intervistë ndryshe për publikun shqiptar dhe jashtë kornizave politikë. E ftuar në emisionin “Why Not”, të Roza Latit, kryetarja e LSI-së foli më shumë për jetën e saj, dhe tregoi një anë të panjohur për publikun.
“Kam pirë cigare që në klasë të tetë. Ma mësoi vëllai se ngaqë e pinte vetë dhe donte t’u thoshte prindërve që shiko kjo është më e vogël dhe e pi, që mos merreshin me të. E lashë në moshën 21 vjeçare. Pija dhe kaçurrel”- është shprehur Kryemadhi.
Sakaq, ka treguar se adoleshenca e saj ka qenë e si gjithë moshatareve të tjera.
I tha jo Zonjës së Parë, Kryemadhi: Do isha si në burg. Erës i pëlqen politika por shpresoj që…
Monika Kryemadhi hyri në histori jo vetëm si gruaja e parë shqiptare që drejton një parti, por edhe si gruaja e parë e një Presidenti që refuzoi të ishte Zonjë e Parë.
Gjestin i cili u lexua si një kundërshti e saj për tu vënë në rresht, Kryemadhi e shpjegoi me fjalë shumë të thjeshta në në emisionin 'Why Not' të Roza Latit, duke deklaruar se do të ndihej si në burg.
Kryemadhi: Të qenurit në krah të bashkëshortit është domethënëse dhe suport për të. Por mendoja që njerëzit e LSI kishin më shumë nevojë për Monikën në parti derisa Kushtetuta e Republikës nuk ekziston posti i Zonjës së Parë. Mendoj që Ilir Meta nuk kishte aq nevojë për të patur Monikën në krah si President, sesa do kishte nevojë LSI më shumë për Monikën. Mendoj që është një element për vetë karakterin dhe temperamentin tim, do ishte si një burg për mua, as i bukur, as i madh por do ishte burg që nuk do më lejonte të bëja ato gjëra që unë dua të bëj. Pozicionimi i gruaja e Ilir Metës vetëm për bamirësinë është element që e kam kryer pa e bërë publike dhe duhen bërë jopublike pasi njeriu e bën se e ndjen që atë që ke, ta ndash me të tjerë.
Edhe pse Monika zgjodhi LSI, Ilir Meta nuk do të mbetej vetëm në Presidencë.
Era, vajza e vogël e çiftit, do të merrte rolin e Zonjës së Parë.
Edhe pse shumë e vogël në moshë, ajo duket se ka marrë më të mirën nga të dy prindërit dhe trashëgimtaren në politikë çifti Meta e kanë gati.
Kryemadhi: Era është pak e drejpërdrejtë si puna ime. Ka një element timin që e do familjen, them lumë ai burrë që ka për ta marrë por them dhe mjerë ai se kushedi çfarë ka për të hequr sepse është shumë kontrolluese. Më kontrollon mua, kontrollon babain e saj. Është fëmijë që rregullon krevatin, dollapin. Ata dy tjerët bëjnë rrëmujë të paparë, pavarësisht se rrinë në konvikt, janë të nënshtruar në rregulla. Kjo është ndryshe, është shumë e sjellshme, e rregullt.
I pëlqen politika, por si cdo prind tjetër që nuk do dëshironte që zanatin e tij t'ia kalonte fëmijëve të tij, unë nuk do doja që ajo të vuante siç kemi vuajtur ne. Njerëzit do thonë që cfarë thotë kjo, por thashë që shohin vetëm anën virtuale të asaj cfarë reklamohet por nuk shohin pasojën që kemi në jetën e përditshme. Megjithatë zgjedhja është e saj, nëse do ketë bashkëshort që do ta suportojë, do e ketë më të lehtë.
ORANEWS.TV