TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një mrekulli ka shpëtuar Aldo Teqjen nga vdekja. Futbollisti i cili u rrëzua nga ballkoni ndërsa po rregullonte një tendë, aktualisht është nën vëzhgimin e mjekëve por fatmirësisht larg rrezikut për jetën.
Portieri i Partizanit, ndërsa po rregullonte një tendë, ka rrëshqitur por për fat ka rënë në pemë e më pas në tendën poshtë që kanë zbutur përplasjen dhe përtej disa shembjeve në mushkëri, nuk ka dëme të tjera madhore.
“Mirë, mirë, jam shumë mirë. Më e keqja kaloi. Dua t’i falënderoj të gjithë, Partizanit që kanë bërë çmos e kanë ardhur, të gjithë stafin, Federatën, ish-ekipin Skënderbeun, të gjithë ata që më kanë qëndruar afër i falënderoj. Shumë shpejt do të jem gati”, tha duke qeshur për Top Channel portieri i klubit kryeqytetas.