LIFESTYLE, 13 Dhjetor 2017, 16:19

Adelina Ismaili pjesë e “O sa mirë”

Adelina Ismaili pjesë e “O sa mirë”

Adelina Ismaili ditë më parë, bëri bujë kur u shfaq para publikut në Gjilan, duke bërë që fansat të interesoheshin menjëherë për mundësinë e kthimit të saj në skene.

Edhe pse mbështetja e publikut dhe duartrokitjet e bëjnë të ndihet mirë, këngëtarja është e vendosur për të ardhmen dhe duket se muzika, nuk bën pjesë më në prioritetet e saj.

Ajo në një intervistë televizive, ka thënë se do të kthehet vetëm si aktore, duke ngritur kështu dyshime, se pjesë e cilit film apo serial do të jetë.

Pas kësaj, disa portale kanë shkruar se këngëtarja do të bëhet pjesë e serialit më të shikuar në vend, “O sa mirë”.

Gazeta Express merr vesh nga burimet e saj brenda serialit, se diva e muzikës shqiptare, Adelina Ismajli, do të jetë mysafire speciale në një episod të serialit 'O sa mirë', por nuk dihet akoma se a do të bëhet pjesë e kastit të aktorëve. Ajo momentalisht është duke xhiruar në Zvicër, ku pritet që së shpejti ky episod të transmetohet.

Ndërkohë, aktori Jeton Zogjani para pak minutash, ka publikuar një foto me këngëtaren gjatë xhirimeve.

“Me ma t’madhen n’O Sa Mire Adelina Ismailin!!”, ishte përshkrimi i fotografisë së publikuar nga Zogjani.

[gallery ids="37412,37413,37414,37415,37416,37410"]