LIFESTYLE, 14 Dhjetor 2017, 11:28

Ja si kanë qenë të vegjël disa nga të njohurit e ekranit shqiptar

Ja si kanë qenë të vegjël disa nga të njohurit e

Pionerët e vegjël sot janë emrat më të njohur të ekranit shqiptar.

Monika Lubonja, drejtoresha e Qendrës Kombëtare Kulturore  për Fëmijë, ka publikuar një album fotografik të disa emrave më të njohur të ekranit kur ishin fëmijë.

Ish - pallati i Pionerit, sot Qendra Kombëtare Kulturore për Fëmijë, feston 70 vjetorin e krijimit të saj.

Këta fëmijë i njohim të gjithë... të tillë si: Irma Libohova, Inva Mula, Ardit Gjebrea, David Tukiçi , Zana Çela, e shumë e shumë figura të tjera të skenës shqiptare që dolën nga ky pallat, që më vonë shumë prej tyre u ngjitën dhe në skenat botërore. Të gjithë e kanë një të përbashkët, kanë qenë pjesë e ish - Pallatit të Pionerit, sot Qendra Kombëtare Kulturore për Fëmijë.

[gallery ids="37767,37768,37766,37765,37764,37762,37763"]