TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Dy të rinj shqiptarë janë arrestuar në Savona të Italisë, nën akuzën e trafikimit të lëndëve narkotike.
Sipas mediave përtej Adriatikut, të rinjtë B.E. dhe L.A., të dy 22 vjeç, u arrestuan mbrëmjen e djeshme.
Të dy shqiptarët ishin në një makinë që po lëvizte me shpejtësi të ulët, por tërhoqi vëmendjen e patrullës së policisë.
Më pas policia urdhëroi ndalimin e makinës dhe pas kontrollit u gjet dhe sekuestrua 4 gram kokainë e ndarë në 6 doza të gatshme për t’u shitur.