AKTUALITET, 12 Tetor 2019, 18:42

Gazetari Irlandez për "The Irish Times": Edi Rama, pronar i një galerie në Berlin

Gazetari Irlandez për "The Irish Times": Edi Rama, pronar i
Gazetari Daniel McLaughlin ka intevistruar kryeministrin Edi Rama dhe kreun e opozitës Lulzim Basha dhe ka shkruar një artikull në gazetën prestigjioze "The Irish Times", lidhur me perspektivën europiane të Shqipërisë. Gazetari shprehet se imazhi ndërkombëtar i Edi Ramës, si një kryeministër artist dhe ekstravagant, bie në kontrast me akuzat që kritikët bëjnë ndaj tij. Por, gazetari shprehet gjithashtu se Edi Rama, është pronar i një galerie në Berlin, një fakt ky i panjohur për mediat dhe publikun në Shqipëri. "Rama dhe aleatët e tij, akuzohet se u bëjnë presion mediave kritike, duke kufizuar aksesin ndaj informacionit dhe duke shmangur përgjegjësinë, me kanalin e tij online ERTV - Edi Rama TV - të kthyer në një nga dritaret krysore të aktivitetit qeveritar. 

E gjithë kjo qëndron mjaft larg imazhit ndërkombëtar të një ish studenti arti dhe basketbollisti, një shpirti të lirë dhe një njeriu që vishet në mënyrë ekstravagante, një skulptori në kohën e lirë, pronar i një galerie në Berlin, që vesh atlete për të takuar liderë të tjerë. 

Rreth dy dekada pasi u bë kryebashkiak i Tiranës dhe nisi të mbulonte fasadat e pallateve me ngjyra të ndezura dhe murale të guximshme, disa liderë të BE-së mbeten ende të pa bindur se shenjat e ndryshimeve pozitive në Shqipëri, janë më shumë se fasadë", shkruan Daniel McLaughlin në "The Irish Times".

/TPZ.al/