AKTUALITET, 12 Tetor 2019, 17:28

Aksident në autostradën Fier-Lushnjë, kamioni del nga rruga dhe përmbyset

Aksident në autostradën Fier-Lushnjë, kamioni del nga rruga dhe

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në autostradën Fier-Lushnjë.

Nga informacionet pararake mësohet se një kamion, i cili transportonte kripë nga Kosova, është përplasur me një automjet të tipit “Mercedes Benz”, në zonën e njohur si Vajkan.

Nga përplasja kamioni ka përfunduar i përmbysur në pjesën anësore të rrugës. Deri më tani, nuk raportohet për të lënduar.

Ndërkohë, Policia ka mbërritur në vendngjarje për të kryer zbardhjen e plotë të rrethanave dhe të shkaqeve të aksidentit.