Desktop - General - 1
AKTUALITET, 26 Mars 2020, 20:22

“Koha s’pret asnjë minutë”, Bardhi publikon videon: Dëshmitë e dhimbshme të qytetarëve në nevojë, sirenë alarmi për qeverinë

“Koha s’pret asnjë minutë”, Bardhi publikon videon:

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, publikon një video në rrjetet sociale, me dëshmi të qytetarëve në nevojë, ndërsa thekson se ato janë sirenë alarmi për qeverinë e Edi Ramës.

Sipas Bardhit, shteti ka detyrimin ligjor që në këtë kohë të pamundurve, t’u sigurojë minimumin për të jetuar dhe për t’u ushqyer këtyre qytetarëve.

“Dëshmitë e dhimbshme të qindra qytetarëve në nevojë janë sirena alarmi për Qeverinë që të lerë propagandën dhe të bëjë detyrën.

Shteti ka detyrimin ligjor që në këtë kohë të pamundurve, t’u sigurojë minimumin për të jetuar dhe për t’u ushqyer. Koha nuk pret asnjë minutë, dhe jo më tri javë.

Qeveria të veprojë pa asnjë vonesë për t’u ardhur në ndihmë familjeve në pamundësi për të ushqyer fëmijët. Është detyrim i saj ligjor, jo çështje e dëshirave apo vullnetit të Edi Ramës”, shkruan Bardhi.

https://www.facebook.com/1524054689/videos/10221945848705029/