AKTUALITET, 26 Mars 2020, 19:06

Gjermania shënon 239 viktima nga koronavirusi, numri i të infektuarve rreth 44 mijë

Gjermania shënon 239 viktima nga koronavirusi, numri i të infektuarve

Gjermania ka shënuar 33 viktima brenda 24 orëve, një shifër shumë më e ulët se vendet e tjera të BE-së si Spanja apo Italia, që numërojnë me qindra të vdekur në ditë.

Numri i të vdekurve ka shkuar në 239 teksa të infektuarit po afrohen rreth shifrës 44 mijë, nga të cilët pesë mijë janë të shëruar.

Gjermania është vendi më i përgatitur për të përballuar një pandemi për shkak të numrit të lartë të shtretërve ndërkohë që ka marrë edhe pacientë nga Italia për të kuruar.