TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një ditë pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare, Presidenti Ilir Meta deklaron se situata me koronavirusin në Shqipëri është nën kontroll.
Në një intervistë për “Nova Media”, Kreu i Shtetit theksoi se situata do vazhdojë të jetë nën kontroll deri në fund, nëse qytetarët shqiptarë do të tregohen të ndërgjegjshëm për të ruajtur veten e tyre dhe vendin.
“Aktualisht është një situatë nën kontroll, cdo orë ka nevojë për të përmirësuar mekanizmin e përbashkët menaxhues dhe kjo gjë po ndodh më së miri. Situata është nën kontroll dhe është tërësisht e mundur të vazhdojë kështu deri në fund.
Situata nuk është kaotike, por e jashtëzakonshme, ndaj dhe është shpallur gjendja e fatkeqësissë. Jam i bindur që kjo situatë është nën kontroll dhe do të mbahet nën kontroll, nëse qytetarët do të tregojnë përgjegjshmëri për veten e tyre dhe për vendin tonë. Nuk ka arsye për të pasur panik, as sa i takon trajtimit të të gjithë të prekërve apo atyre që janë në terapi intensive”, tha Meta.