TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kompania britanike e teknologjisë Dyson dizenjoi brenda dhjetë ditësh një model të ri të pajisjes respirative që do të ndihmojë të gjithë vendin të luftojë COVID-19.
Kjo shërbeu si një përgjigje ndaj urdhrit të kryeministrit Boris Johnson ku u është kërkuar të gjithë kompanive të prodhimit të pajisjeve të ndryshme të ndihmojnë në prodhimin e pajisjeve respirative.
James Dyson, pronarit të kompanisë iu desh dhjetë ditë që të dizenjonte një model shumë efikas dhe të thjeshtë për tu prodhuar.
Produkti i quajtur CoVent është më i lehtë për tu prodhuar ndërkohë që është dizenjuar posaçërisht për pacientët e infektuar nga koronavirusi.
Gjithashtu Dyson u shpreh që do të dhurojë pesë mijë pajisje të tilla për Britaninë për të luftuar pandeminë. Ndërkohë që në total do të prodhojë 15 mijë pajisje.
Ndërkohë që një zëdhënës i kompanisë bëri me dije se kjo pajisje do të dalë në treg në muajin prill.