TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Numri i viktimave nga koronavirusi Covid-19, vijon të rritet frikshëm në Itali.
Sipas autoriteteve, ditën e sotme janë regjistruar 662 fatalitete, ndërkohë që janë konfirmuar edhe 4,492 persona të infektuar.
Në katër ditët e fundit në vendin fqinj u shënua një rënie e lehtë, e numrit të viktimave në Lombardi, ndërsa orët e fundit është rritur përsëri.
Numri total i viktimave nga COVID-19, është rritur në 8165, ndërsa numri i të infektuarve ka shkuar në mbi 80 mijë.
Nga 80,539 të sëmurë, rreth 10,361 janë shëruar nga COVID-19 në të gjithë territorin e Italisë.
Italia është kthyer në vatrën më të rrezikshme të koronavirusit dhe është vendi i parë në botë, me numrin më të lartë të viktimave dhe të të infektuarve, e ndjekur nga Spanja, e cila ditët e fundit ka patur një numër të lartë fataliteteshe, duke kaluar edhe Kinën.
Koronavirusi shpërtheu në Kinë, në fund të muajit dhjetor 2019 dhe tashmë është përhapur në të gjithë botën, duke kyçur në shtëpi një numër të madh qytetarësh në mbarë globin dhe duke shkaktuar krizë në sistemet shëndetësore dhe në ekonominë globale.
