TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Në Shqipëri autoambulancat janë jashtë çdo standardi për t’i ardhur në ndihmë qytetarëve në raste urgjence. Kontrolli i lartë i shtetit gjatë një auditimi ka zbuluar se në automjetet që përdoren si autoambulanca nga urgjenca mjekësore u mungojnë pajisjet bazë për të shpëtuar jetën e pacientëve.
Por pavarësisht detyrimeve dhe përgjegjësive ligjore KLSH thotë se ende vërehen problematika të përsëritura në shërbimin e urgjencës të cilat evidentojnë qartësisht një mungesë lidershipi, koordinimi, bashkëpunimi dhe transparencë midis institucioneve shtetërore.
Duke listuar disa nga problematikat e evidentuara KLSH thekson në raport se pacientët vazhdojnë të raportojnë se shërbimi që u ofrohet nuk është në kohën e duhur dhe me cilësinë e kërkuar kjo edhe për disa arsye:
1-Ende numri i autoambulancave është i pamjaftueshëm.
2-Shërbimi i urgjencës mjekësore nuk është i shtrirë në të gjithë territorin.
3-Infrastruktura rrugore përbën një problem thelbësor në ofrimin e këtij shërbimi.
4-Personeli i urgjencës mjekësore nuk është i mjaftueshëm.
Edhe sistemi i referencës konstatohet të ketë problematika, pasi numri i thirrje për qendrën Kombëtare të Urgjencës mjekësore krahasuar me atë të QSUT është rreth 3 herë më i vogël.