TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ambasadorja e SHBA-ve në Shqipëri, Yuri Kim, ka përshëndetur hapin e presidentit Ilir Meta për të shpallur vakancën për vendin bosh në Gjykatën Kushtetuese. Kim falenderon Metën dhe kryeparlamentarin Gramoz Ruçi për këtë hap që i shërben ngritjes sa më të shpejtë të Gjykatës Kushtetuese.
Ambasadorja thotë se shpreson se juristët do t’i përgjigjen kësaj thirrje, ndërsa thekson rëndësinë për të ecur përpara në reformën në drejtësi.
“Faleminderit presidentit Ilir Meta dhe kryetarit të parlamentit Ruci për rihapjen e shpejtë të thirrjes për kandidatë për Kushtetuese. Ne shpresojme se juristët do t’i përgjigjen kësaj thirrjeje të rëndësishme për t’i shërbyer vendit të tyre. Le të vazhdojmë të ecim përpara për të dhënë Drejtësi!”, shkruan ambasadorja.
Kim ka rikthyer edhe një thirrje të bërë prej saj në datë 18 shtator për bashkëpunim mes Metës dhe Ruçit për ngritjen e Gjykatës Kushtetuese.
https://twitter.com/USAmbAlbania/status/1309143688128454657?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1309143688128454657%7Ctwgr%5Eshare_3&ref_url=https%3A%2F%2Fabcnews.al%2Fkim-falenderoj-meten-e-rucin-per-thirrjen-e-kandidateve-per-kushtetuese-ecim-perpara-per-drejtesine%2F