TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Uniformat blu në Shijak kanë arrestuar ditën e sotme Petrit Lazeri, i shpallur në kërkim për plot nëntë herë. Gjatë kontrollit policia e Shijakut i ka gjetur atij disa makina të vjedhura dhe lëndë narkotike.
Burime bëjnë me dije se Lazeri rezulton i shpallur në kërkim i dyshuar për vjedhje automjetesh, prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike. Ai ishte kthyer në makth për qytetarët e Durrësit, Shijakut, ndërsa aktivitetin e tij e kishte shtrirë në qytete si Lushnja, Kavaja dhe Fieri.
Vijon puna për zbardhjen dhe dokumentin e ngjarjeve ku është përfshirë Lazeri, si dhe kapjen e bashkëpunëtorëve të tij.