AKTUALITET, 27 Gusht 2020, 20:01

Këshilli Special i OSBE për Bjellorusinë, Rama takon zv/Sekretarin amerikan të Shtetit

Këshilli Special i OSBE për Bjellorusinë, Rama takon

Kryeministri Edi Rama këtë të enjtje është nisur drejt Vjenës, për të qenë pjesë në mbledhjen e Këshillit Special të OSBE për Bjellorusinë.

Rama e ka nisur duke takuar zv/sekretarin amerikan të Shtetit i cili është njëkohësisht edhe i dërguari i SHBA për Bjellorusinë, Stephen Biegun.

Rama si kryetar i OSBE, i ka bërë ftesë Bjellorusisë për ndërmjetësim të një dialogu nga OSBE për zgjidhje, e cila s’ka marrë ende përgjigjie nga Lukashenko.

“Më vjen shumë mirë që nisma jonë mori një vëmendje të tillë. Është një përgjegjësi shumë e madhe por në të njëjtën kohë shkon në drejtim të një procesi ku OSBE nuk do të jetë ndërmjetëse, por një përfaqësuese e një procesi ndërmjetësimin”, ka thënë Rama.