AKTUALITET, 27 Gusht 2020, 18:14

Detaje nga arrestimi i shqiptarit për vrasje në Greqi/ Dëshmia në gjyq: E kam kryer dënimin në Shqipëri, u lirova sepse…

Detaje nga arrestimi i shqiptarit për vrasje në Greqi/ Dëshmia


Policia greke ka vënë në pranga një shtetas shqiptar 42-vjec, të kërkuar në Itali për vrasje.Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me këtë rast.

Ai është arrestuar në Larisa, ku jetonte bashkë me gruan e tij greke dhe dy femijët. Shqiptari akuzohet për një ngjarje të ndodhur në Romë në 1998, ku pasi i grabiti orën nje shtetasi rumun, vrau nje bashkekombasin e këtij të fundit.

Ai u largua menjëherë nga Italia, por në vitin 2001 u dënua në mungesë me 15-vjet heqje lirie. Para policisë greke ai ka pranuar krimin, por ka thënë se e ka kryer dënimin në Shqipëri.

Sipas tij, në vitin 2017 është arrestuar në Shqiperi si i kërkuar nga Italia, por pasi ka kryer 7 muaj burg, është liruar pasi vepra penale ishte parashkruar sipas legjislacionit shqiptar.

Në seancen gjyqësore në Gjykatën e Selanikut ishte prezente dhe gruaja e tij shtatzënë dhe avokati.

Në fund, prokurori dhe gjykatësi vendosën mbajtjen e tij në burg deri në vendim për ekstradimin ose jo të tij në Itali. Mësohet se shqiptari punonte në ndërtim në shtetin grek.