AKTUALITET, 27 Gusht 2020, 18:33

VIDEO/ Teuta shkëlqen në Europa League, fiton 2-0 dhe kualifikohet në raundin e tretë

VIDEO/ Teuta shkëlqen në Europa League, fiton 2-0 dhe kualifikohet


Është mbyllur takimi mes Teutës dhe Beitar Jerusalem, i vlefshëm për raundin e parë eliminator të UEFA Europa League. Teuta triumfoi pastër 2-0 falë golave të Krasniqit dhe Hebajt, për të marrë një kualifikim që i siguron plot 500 mijë euro.

Sfida nisi praktikisht me gol për Teutën, me Krasniqin që shënoi që në minutën e pestë të sfidës. Bomberi i ardhur nga Skënderbeu pati një debutim ëndrrash, duke shënuar me kokë pas një krosimi perfekt nga Kouros.

Goli i dytë,  erdhi nga sulmuesi tjetër, Rubin Hebaj. I ardhur në fushë si zëvendësues për Krasniqin, Hebaj po ashtu shënoi me kokë, duke çuar në shtëpi favoritët e Beitar dhe duke kaluar Teutën në raundin tjetër. Fitore e madhe!