TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Berat në vendin e quajtur “Ura e Goricës”.
News 24 raporton se viktima është shtetasi me iniciale SH.M., 46-vjeç, banues në Kamçisht dhe ishte punonjës në Bashkinë e Beratit.
Bëhet e ditur se viktima ishte duke prerë një lis në momentin që ka rënë nga vinçi, duke i marrë edhe jetën.
“Punonjësit e drejtorisë së Shërbimit të Bashkisë së Beratit kanë qenë duke prerë një lis që kishte rënë në rrugë. Pas dy-tri orësh njëri prej punëtorëve është tërhequr zvarrë duke gjetur vdekjen e menjëhershme. Dyshohet se ka qenë një pakujdesi e punonjësit që nuk është mbajtur me mjetet mbrojtëse, por dyshohet edhe se drejtuesi i vinçit të ketë bërë një manovër të gabuar duke bërë që punonjësi të rrëzohet nga lartësia. Kjo ngjarje ka ndodhur gjatë orarit të punës”, raporton News 24.
Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe është duke punuar për zbardhjen e plotë të rrethanave të saj.