TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, ka folur sot për situatën e COVID-19 në Shqipëri. Në një intervistë në Report Tv, Rakacolli u shpreh se problemi sot janë të rinjtë, pasi nuk respektojnë masat.
Më tej ajo ka komentuar dhe vendimin e fundit të qeverisë që u miratua nga Kuvendi, që ndalon muzikës pas orës 20:00. “Kur themi për muzikën, ajo shoqërohet edhe me një gotë, kjo bën edhe një lloj…afrohen më shumë njerëzit, nuk respektohen masat. Për hir të shëndetit të njerëzve. Vërtetë janë rritur numrat, por janë rritur rastet te moshat e reja, janë moshat e reja që nuk e kanë respektuar dhe jo të moshuarit. Imagjinoni të vijë një valë e dytë“, tha Rakacolli.
Më tej kryetarja e Komitetit Teknik, ka bërë thirrje për mbajtjen e maskës, pasi sipas saj mbron deri në 70%. “Maska mbron deri në 70%. Kjo është e konfirmuar edhe nga ata që kishin rezervat e tyre“, tha ajo.
Në fund, zëvendësministrja ka folur dhe për strategjinë që po përgatitet për në vjeshtë. “Vjeshta është enigmë jo vetëm për ne por për të gjithë në botë, pasi shoqërohet me shtimin e infeksioneve respiratore dhe shtimin e sëmundjeve kardiake, lidhet me shumë probleme. Që tani kemi filluar të bëjmë një strategji duke menduar se po presim më të keqen duke shpresuar mos e përdorim“, u shpreh numri dy i ministrisë së Shëndetësisë.