TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në burg Ardian Çapjan, duke refuzuar kërkesën e tij për masë më të butë sigurie.
Kërkesa e Çapjas për një masë sigurie më lehtësuese u bë pas shfaqjes së problemeve shëndetësore me zemrën.
Çapja u arrestua pak kohë më parë gjatë operacionit “Krasta 2021” për vrasjen e Gentian dhe Nezir Beqirit në vitin 2012.
Në kërkim për të njëjtën ngjarje është edhe Florenc Çapja, të akuzuar nga prokuroria si porositës dhe organizator të vrasjes, që dyshohet se është pasojë e një vargu hakmarrjesh në Elbasan.
Hetimet për ngjarjen u rihapën në vitin 2018 nga disa të dhëna të mbërritura në Policinë e Shtetit, ndërsa prova më e fortë e Prokurorisë së Elbasanit është dëshmia e Ervis Bardhit, i dyshuar si ekzekutuesi fizik i Gentian Beqirit në apartamentin e tij.